Tre shpërthime të fuqishme u dëgjuan sot pranë qytetit në perëndim të Ukrainës, Lviv njoftoi një zyrtar nga këshillit të qytetit.

 

Autoritet i bënë thirrje popullatës për qetësi e mos dalin në rrugë. Dëshmitarët thanë për agjencinë Reuters se kishin parë tym të dendur e të zi në pjesën verilindore të qytetit. Qyteti me mbi 700,000 banorë, i cili ndodhet rreth 72 kilometra larg kufirit me Poloninë, është kursyer kryesisht nga sulmet e mëdha kohët e fundit, megjithëse forcat ruse qëlluan me raketa një qendër stërvitore ushtarake pranë Lviv dy javë më parë duke vrarë rreth 35 persona.

 

Ndërkohë guvernatori i rajonit të Kievit tha sot se forcat ruse kanë hyrë në qytetin Slavutiç si dhe kanë marrë nën kontroll një spital.

Slavutiç është një qytetet ku jetojnë kryesisht ata që punojnë në impiantin bërthamor të Çernobilit. Guvernatori Oleksandër Pavljuk tha gjithashtu se forcat ushtarake ruse kishin rrëmbyer edhe kryebashkiakun e qytetit, por disa media raportuan më vonë se ai ishte liruar menjëherë.

 

Asnjë nga pretendimet nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Guvernatori tha se banorët e Slavutiçit kishin dalë në rrugë me flamuj ukrainas për të protestuar kundër sulmit të Moskës./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *