Bota
Shpërthime dhe të shtëna në Filipine, 25 të plagosur

Të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa shpërthimeve dhe të shtënave me armë në resortin më të madh të Filipineve, shumë pranë aeroportit ndërkombëtar.
Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin me armë në resortin e mbushur me turistë britanikë dhe të kombësive të tjera.
Reklamë
Sipas dëshmitarëve dhe stafit të hotelit, në fillim u dëgjuan të shtënat me armë dhe më pas shpërthimet, ndërsa policia ka konfirmuar se një person i armatosur që mbante në kokë një maskë, u shfaq në katin e dytë të kompleksit dhe nisi të qëllojë me armë zjarri në drejtim të turistëve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




