Një shpërthim tritoli ndodhi orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Artan Lenja” në zonën e njohur si Fusha e Aviacionit, ku 100 gramë tritol u vendos poshtë një automjeti ne pronësi te nje gazetari. Fatmirësisht nga shpërthimi, nuk mbeti asnjë person i dëmtuar por vetëm dëme materiale të makinës në pronësi të një 34-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri me dije se tritoli është aktivizuar me fitil përcjellës. Nga ana tjetër, hetuesit po marrin në pyetje pronarin e makinës lidhur me konflikte apo probleme të mundshme që ai mund të ketë ndërkohë që dyshohet se tritoli është vendosur për presion per shkak te detyrës.