Subscribe

Një shpërthim me tritol tronditi Shkodrën mbrëmjen e se martës. Ngjarja e rëndë ndodhi, në lagjen “Salo Hili”, rreth orës 23:45, në godinën tre kateshe në pronësi të Sadetin Kirit 62 vjeç, në katin e parë të saj që shërbente si garazh.

 

Nga shpërthimi në garazhin e 62-vjeçarit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që banesa e tij ndodhet pranë këtij objekti.

 

Dyshohet se shkak për ngjarjen janë konfliktet e djalit të 62-vjeçarit, për shkak të borxheve që ai u kishte personave të ndryshëm.

 

Ndërtesa është e pajisur me kamera sigurie, pamjet e të cilave pritet që të hedhin dritë mbi autorët. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin e objektit.

 

Deri më tani policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *