E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthim tritoli në një banesë në Lezhë

Një sasi lëndë plasëse është hedhur në oborrin e një banese në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Nga shpërthimi, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet ne vendin e ngjarjes.

Në banesë ndodhej vetëm një e moshuar. Deri tani nuk dihet lloji dhe sasia e lëndës plasëse./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë