E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthim tritoli në Kamëz

Shpërthim tritoli gjatë orëve të mengjesit në derën e një magazine në Kamëz.

 

Lënda plasese është vendosur në qepenin e magazinës së shtetasit Besmir Lala.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00, ndaj edhe ka pasur vetëm dëme materiale për fat të mirë.

 

 

Kamzë/Informacion paraprak

 

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në  derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

 

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

 

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë