Rikthehen atentatet me tritol ne Fushe Krujë. Nje sasi eksplozivi ka shpërthyer pasditen e se martës rreth ores 17.45 ne lagjen “Punëtori” pranë qendrës se qytetit dhe dyshohet se ngjarja mund te jete paralajmërim per nje zyrtar policie ne Durrës. Tritoli është hedhur pranë disa makinave te parkuara ne rruge, nga persona ende te paidentifikuar. Si pasoje e shpërthimit te fuqishëm ne ketë zone te populluar jane dëmtuar 5 automjete. Per fat te mire nuk ka te te lënduar ne njerëz, ndërsa e gjithe zona është përfshire nga paniku per shkak te zhurmës dhe shpërthimit te fuqishëm. Forca te shumta policie rrethuan zonën dhe mblodhën dëshmitë e para. Dyshohet se sulmi kishte synim kërcënimin e ish-nëndrejtorit te policisë se Durrësit Asllan Shyti, aktualisht shef i policisë se rendit, pasi nje nga makinat me te dëmtuara është ne pronësi te tijen. Burime te policisë thane se nuk kane te dhëna qe sulmi te kete patur shënjestër zyrtarin e policisë, por hetimet vijojnë. Deri me tani eshte mësuar se lënda eksplozive është hedhur nga tre persona qe jane larguar me shpejtësi ne brendësi te lagjes. Ndërkohe jane marre dhe pamjet e kamerave te sigurisë se bizneseve përreth, por zona nuk ka qene e ndriçuar mire ndaj dhe identifikimi mund te jete i vështire.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *