E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia ep. final) deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthim tritoli në çatinë e një banese në Krujë/ Policia jep detajet

Një shpërthim tritoli është regjstruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Krujës.

 

Reklamë

Policia bën me dije se në çatinë e banesës së shtetasit A.K është vendosur një sasi e vogël tritoli, ku si pasojë e shpërthimit janë shënuar vetëm dëme të vogla maeriale.

 

Reklamë

Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për kapjen e autorit/ve të dyshuar.

 

Krujë/Informacion paraprak-Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë