E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthim në tavernë në Greqi, 3 viktima

Tre gra të moshave nga 35 deri në 50 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në kuzhinën e një taverne në Kalamata të Greqisë.

 

Mediat vendase bëjnë me dije se shkak i shpërthimit dyshohet të ketë qenë një bombol gazi. Viktimat janë dy punonjëse dhe bashkëshortja e pronarit të tavernës. Të tre gratë u transportuan në spital pa ndjenja, por nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të rënda që morën gjatë shpërthimit të fuqishëm.

 

Reklamë

Gjatë momentit të ngjarjes, rreth orës 20:45 të së shtunës, në tavernë ndodheshin pronari dhe 15 klientë. Ai vetë si dhe disa persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

 

Shpërthimi i fortë ndërkohë shkaktoi edhe panik në zonë.

 

8 zjarrfikës dhe 3 automjete u angazhuan për shuarjen e flakëve masive të zjarrit që përfshiu tavernën, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë