Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e përpunimit të naftës ka tronditur Ballshin mbrëmjen e sotme, ndërsa paraprakisht dyshohet për të plagosur e viktima.
Një qytetar që banon afër uzinës dëshmoi se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa të ngjante me një tërmet. Ai flet për viktima dhe të plagosur.
“Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm. U tund vendi si tërmet. Na thonë që ka të plagosur dhe viktima, xhaxhai im që është doktor u thirr menjëherë në vendngjarje. Infermieri që punon atje ka folur edhe për të vdekur”,- dëshmon ai.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në sektorin e fundit të hallkës së përpunimit të naftës, ndërsa ka shkaktuar një zjarr të madh nga i cili rrezikohet edhe sektori i reaktorëve me përmbajtje kimike.
Njoftimi i policisë për ngjarjen
Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha.
Nga shpërthimi ka humbur jeten Sh. Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere jane jashte rrezikut per jeten.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.
Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje





