Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në një restorant pranë një universiteti privat në Rinas.

 

Fatmirësisht nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për dëme në njerëz. Shpërthimi i fuqishëm gjë që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në restorant dhe ambientet përreth tij.

 

“Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit”, njofton policia,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *