Te pakten 31 persona u plagosur, nje pjese e te cileve ne gjendje te rende, per shkak te nje shpergimi qe tronditi zonen San Lorenzo Nuovo (Viterbo), te Italise ne nje qender pritje per azilerkuesit.

Ngjarja e rende ndodhi gjate nates.

 

Struktura, e përdorur për të akomoduar familje, u shkatërrua plotësisht.

 

Mes të plagosurve ishin edhe disa fëmijë. Prokuroria e Viterbos ka hapur dosjen hetimore dhe mes hipotezave nuk përjashtohet një rrjedhje gazi.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, forcat e rendit dhe mbrojtja civile. Magazina ndodhet në zonën industriale të San Lorenzo Nuovo, në zonën Alto Viterbo dhe përbëhet nga dy njësi banimi të destinuara për strehimin e qytetarëve nga vendet jashte BE-se.

Në kohën e shpërthimit, azilkërkuesit ndodheshin brenda mini apartamenteve të qendrës. Një dyqan zdrukthtari dhe një punishte vere ngjitur me strukturën gjithashtu u shkatërruan .

 

Në vendngjarje, tre helikopterë  transportuan të plagosurit në spitalet e Viterbos, Montefiascone, Sienës dhe Romës./ Tgcom

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *