E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shpërthim në një pallat në Tiranë, s’ka të lënduar

Fatmirësisht asnjë banor nuk u dëmtua, ndërkohë që sipas tyre shpërthimi ishte shume i fuqishëm dhe ka shkaktuar panik. Hetuesit dyshojnë se agresori mund të ketë ngatërruar adresë, pasi në pallat nuk ka persona me precedentë apo konflikte. Pas marrjes në pyetje të familjes Kaçorri, të cilët kanë banesën pranë vendit ku u vendos tritoli, doli se kryefamiljari Naim Kaçorri ish-drejtor i postës së Peshkopisë dhe bashkëshortja e tij me profesion pediatre nuk kanë konflikte. Por policia ka nisur të hetojë mbi aktivitetin e njërit prej djemve të familjes, i cili jeton në Spanjë, ndonëse familjarët mohuan kategorikisht përfshirjen e tij. Tritoli është aktivizuar me fitil, ndërkohë që agresori i maskuar me kapele është filmuar nga kamerat e zonës pranë pallatit. Për identitetin e tij nuk ka të dhëna, ndërkohë që  policia po sekuestron pamje të bizneseve të tjera, të cilat mund të kenë fiksuar autorin.

 

Më shumë video

Reklamë