E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthim në një banesë në Durrës

Policia e Durrësit bëri të ditur se një shpërthim është regjistruar këtë të premte në një objekt në fshatin Radë.

Forcat e rendit thanë në njoftimin paraprak se shpërthimi ka ndodhur me një sasi lëndë plasëse artizanale.

Megjithatë, për fat të mirë banesa në pronësi të shtetasit A.S., ka qënë e pabanuar e për rrjedhojë janë shënuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh