E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Bota

Shpërthim në një autobus në Izrael

Nje shpërthim ka ndodhur ne nje autobus ne Jeruzalem, duke shkaktuar te paktën 15 te plagosur. Sipas informacioneve ne mediat izaelite, ne momentin e shpërthimit ne autobus nuk ka pasur pasagjere, por flaket e zjarrit jane përhapur ne nje tjetër autobus, qe ndodhej prane tij. Ambulancat mbërritën ne vendin e ngjarjes dhe transportuan te dëmtuarit ne spital. Dy prej te plagosurve raportohet te jene ne gjendje kritike.
Eshte ende e paqarte nese behet fjale per nje sulm terrorist dhe shpërthimi është shkaktuar nga ndonjë bombe, apo si pasoje e ndonjë defekti teknik. Per momentin po hetohen te dyja pistat. Shpërthimi ndodhi ne nje zone pranë kufirit me Bregun Perendimor.
Sulmet kamikazë kane qene te zakonshme ne vitet 200-2005 ne Izrael nga militante palestineze, por qe atehere ngjarje te tilla kane ndodhur shume rralle.

Vazhdo të lexosh

Reklamë