Bota
Shpërthim në një apartament, humb jetën një person e plagosen 15 të tjerë

Një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur këtë të premte në Gjermani si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi dhe municione të vjetra lufte në një apartament.
Reklamë
Mediat vendase bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur në qytetin lindor gjerman të Blankenburgut.
Viktima besohej se ishte një 78-vjeçar, i cili e kishte marrë me qira pronën ku u gjetën materialet e ndezshme. Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombolë.
Zona përreth incidentit u izolua dhe banorët në afërsi u evakuuan, duke përfshirë edhe fëmijët në një çerdhe lokale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




