Bomba që shpërtheu në një metro në perëndim të Londrës dhe plagosi të paktën 22 persona, ishte e ndërtuar në mënyrë artizanale. Këto janë përfundimet e policisë pas hetimeve të para, sipas të cilave, pajisja që shpërtheu ishte e lidhur me tela , të njëjtë me ato që përdoren për pemën e krishtlindjeve.

 

Skuadrat britanike të antiterrorit dhe ekipet për çaktivizimin e bombave janë në vendin e ngjarjes për të çaktivizuar një pajisje të dytë të ngjashme. Sipas tyre, nëse bomba do kishte shpërthyer ashtu siç ishte planifikuar, mund të kishte shkaktuar dëme të pallogaritshme. Ekspertë të sigurisë thanë për mediat vendase se bomba artizanale nuk është si ajo që përdorin terroristët e ISIS. Megjithatë hetimet po vazhdojnë nëse pas këtij sulmi fshihet ISIS apo ndonjë grup tjetër terrorist.

 

Ndërkohë policia antitetrror është në kërkim të autorit, i cili sipas dëshmitarëve, mbante në duar një thikë. 22 personat e plagosur kanë marrë djegie në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Dëshmitarët rrëfyen të tmerruar se ishin fshehur pas njëri-tjetrit, teksa vagoni mas u pushtua nga flakët. Njëri prej të plagosurve është një nxënës I cili ishte duke shkuar në shkollë.

 

Zyrtarë të policisë ende nuk mund të sqarojnë plotësisht se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por sulmi është cilësuar si terrorist. Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e dënoi sulmin në metro, i cili, sipas saj, ka pasur qëllim të shkaktojë dëm të konsiderueshëm. Ndërsa kryetari i bashkisë se Londrës, Sadik Khan, tha se sulmi ka qenë një përpjekje e individëve të këqij dhe frikacakë për të vrarë njerëz.

 

Edhe Parisi u trondit mesditën e sotme, pasi një person i cili mbante një thikë në dorë sulmoi një ushtar në metro duke thirrur “Zoti është i madh”. Policia franceze ka arrestuar një të dyshuar, i cili mendohet se gjatë sulmit ka plagosur me thikë një ushtarin. Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe nuk ka dhënë më tepër detaje mbi incidentin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *