E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthim në Kairo humbin jetën 19 persona

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi vdekjeprurës jashtë një spitali në Kairo të Egjiptit. Ndërsa 30 të tjerë mbetën të plagosur njoftoi minisria e Shëndetësisë së Egjiptit këtë të hënë.

 

Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi jashtë ndërtesës së Institutit Kombëtar të Kancerit në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Shkak dyshohet se është bërë një makinë e cila po ecte me shpejtësi dhe papritmas u përplas me disa automjete të tjera.

 

Reklamë

Përplasja shkaktoi një shpërthim masiv, sa që zjarri përfshiu edhe disa makina të tjera. Qendra e Institutit Kombëtar të Kancerit u evakua menjëherë, ndërsa xhamat e një banke aty pranë u thërrmuan si pasojë e shpërthimit.

 

Prokuroria e Egjiptit po heton shkakun e ngjarjes së rëndë, megjithatë ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Gjithçka dihet më tani sipas autoriteteve është se aksidenti u shkaktua nga një automjet që po lëvizte në drejtim të kundërt duke u përplas me disa automjete të tjera.

 

Ekspertët e bombave janë në vendin e ngjarjes për të zbuluar sa më parë shkakun e shpërthimit që erdhi si pasojë e një aksidenti të dyshuar automobilistik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë