E shtunë, 7 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Shpërthim në godinën e Kuvendit të Kosovës

Kosova është tronditur nga një shpërthimi i fuqishëm në ambientet e Kuvendit në orët e vona të së enjtes. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se dy persona të armatosur kanë goditur me murtajë dore zyrat e parlamentit, ndërsa kanë qenë në lëvizje e sipër me një motoçikletë. Mjeti është gjetur i djegur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, 1.5 kilometra larg vendit të ngjarjes. Policia konfirmon se bëhet fjalë për motoçikletën me të cilën autorët sulmuan godinën e parlamentit. Me herët zëdhënësi i saj Daut Hoxha deklaroi se janë gjetur disa dëshmi mes të cilave shishja e benzinës dhe një mjet për hedhjen e predhës. Ai nuk dha detaje rreth motiveve te sulmit por tha se nuk ka patur persona të lënduar. Shpërthimi në ambientet e kuvendit të Kosovës ndodhi në një kohë kur kishte një fluks në lëvizjen e qytetarëve. Godina e parlamentit është sulmuar edhe gjashtë muaj më parë me bombë molotov, por policia në atë kohë nuk mundi të zbulojë autorët dhe as motivet e tij.

Më shumë video

Reklamë