E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthim në Fushë-Krujë/ I vihet tritoli një biznesi mobilerie

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një biznes mobileri në Fushë Krujë.

 

Reklamë

Sasia e lëndës plasëse është vendosur në anën e pasme të objektit, pasi në pjesën e përparme ka pa tur kamera.

 

Reklamë

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

 

Objekti është në pronësi të Bujar Çaraçit, por ia kishte dhënë me qera dhëndrit të vëllait, 28-vjeçarit Desar Çangu nga Larushku.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë