Një shpërthim tritoli ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë.

 

Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në një lokal, por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, edhe për faktin se në atë orë lokali është i mbyllur.

 

Informacionet bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F.

 

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *