Një shpërthim ka ndodhur pranë banesës së një 66-vjeçari në Vaun e Dejës.

 

Në portën e jashtme të 66-vjeçarit Anton Palushani është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Lënda ka plasur e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

 

“Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“,njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *