E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në Postribë të Shkodrës.

Policia bën me dije se rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Lulzim Hasaj, 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë