E hënë, 2 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Video · Vendi

Tritol makinës në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve: Mjeti shpërtheu sapo u ndez

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar paraditen e sotme në Shkodër.

Sipas policisë, rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi Enea Buzukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar 38 vjeçari, punonjës tatimesh i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë