E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shpërthim me eksploziv në banesën e të dënuarit për vrasje Gazmir Dacit

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në katin e parë të një banese në Bathore.

 

Sipas policisë bëhet me dije se shënjestër e këtij shpërthimi ka qenë banesa e Gazmir Dacit. Daci është i burgosur pasi është dënuar për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e të vëllait.

 

Reklamë

Ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar.

 

Gjithashtu me 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper, por autorët gabuan shënjestër.

Më shumë video

Reklamë