Shpërthim me dinamit në Vlorë, nisin hetimet

Një shpërthim me dinamit ka ndodhur në Vlorë rreth orës 03:20 pas mesnate në Vlorë në lagjen “Lirimi”, në lokalin e një 56-vjeçari.
Sipas policisë, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të lehta materiale, por ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur për qëllim paralajmërimin e pronarit të lokalit.
“Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali”, thonë nga policia.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese dinamit, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.
Ndërkohë, policia po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




