E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Elbasan

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi përballë spitalit psikiatrik në këtë qytet.

Nga hetimet e para dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur. Për pasojë një banesë e braktisur është djegur plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Në vendngjarje ishin dy makina zjarrfikëse të cilat punuan për neutralizimin e situatës, ndërkohë që disa banorë janë evakuar për shkak të tymit të madh.

Sipas policisë fishekët dhe predhat dyshohet të jenë mbetje nga 1997.

Vazhdo të lexosh

Reklamë