Shpërthen vullkani në Japoni

Shpërthim i vullkanit Shinmoedake në ishullin kryesor jugor të Japonisë, përveç panikut ka shkaktuar edhe anulimin e të paktën 80 fluturimeve në aeroportet pranë. Qelli është mbuluar nga tymi dhe hiri.
Televizioni publik, shfaqi pamjet gjatë shpërthimit të vullkanit në momentin që llava mbuloi grykën e kraterit.
Sipas autoriteteve vendase hiri dhe tymi u ngjiten rreth 2.300 metra në qiell, ndërsa shpërthimi i vullkanit është më i madhi që nga viti 2011.
Në qytetin Kirishima, këmbësorët mbanin maska, ndërsa të tjerë përdorin çadra për t’u mbrojtur nga hiri.
Megjithatë nuk raportohet për dëme nga shpërthimi. Autoritetet japin alarmin se aktiviteti vullkanik mund të vazhdojë, çka ka bere qe te evakuohen te rrezikuarit.
Japonia është e vendosur në “Unazën e Zjarrtë” të Paqësorit, e cila ka një aktivitet të vazhdueshëm të shpërthimeve vullkanike e tërmeteve të shumta.




