Llava e vullkanit Kilauea në Hawaii goditi një barkë turistike, duke plagosur 23 persona. Një nga shpërthimet e vullkanit në bregun e detit hodhi në ajër shkëmbinj dhe mbeturina të tjera që ranë si shi mbi varkën me turistë. Mësohet se një pasagjer 20-vjeçar theu të dyja këmbët, ndërsa të tjerë pësuan djegie të gradave të ndryshme dhe janë dërguar në spital. Vullkani Kilauea është një prej më aktivëve në botë dhe gjatë javëve të fundit ka shkatërruar qindra shtëpi e ndërtesa të tjera në Hawaii. Zyrtarët kanë paralajmëruar për rreziqet të tymit toksik qe krijohet kur llava formon re të rrezikshme që përmbajnë acid klorhidrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *