E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthen vullkani në Hawai

Shteti i Hauait ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e shpërthimit të vullkanit Kilauea. Më shumë se 17 mijë banorë të ishullit janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe të evakuohen nga zona e rrezikut.

 

Pamjet tregojnë se llava dhe avujt e nxehtë janë shumë pranë zonave të banuara.

 

Reklamë

Dëshmitarët të cilët janë duke u zhvendosur, thanë për mediat se zona është mbushur me erën e sulfurit dhe drunjve të djegur.

 

Shpërthimi i vullkanit vjen pas një serie tërmetesh të fuqishme që tronditën vendin ditët e fundit.

 

Ndërkohë Guvernatori i Havajit, David Ige, ka aktivizuar edhe ushtrinë në procesin e evakuimit të mijëra banorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë