Vullkani më aktiv në kontinentin e vjetër ka ofruar pamje spektakolare. Shpërthimi i llavës së nxehtë ndricoi qiellin në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

 

Aktiviteti i vullkanit Etna u fuqizua ndjeshëm nga ora 9.20 mbrëmjen e së dielës, për të vijuar intensivisht gjashtë orë me radhë.

 

Hiri vullkanik mbuloi pjesë të fshatrave te  katanas në rajonin e Siçilisë. Makinat, rrugët dhe ballkonet u mbuluan me hi të zi, autoritetet lokale nuk raportuan asnjë rrezik për vendbanimet e vendosura në shpatet e vullkanit.

 

Etna në lartësinë 3,330 metra mund të shpërthejë në aksion spektakolar disa herë në vit, duke hedhur llavë dhe hi mbi ishullin mesdhetar.

 

Shpërthimi i fundit i madh u regjistrua në vitin 1992.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *