E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tritol lokalit në kryeqytet, shërthimi shkakton dëme materiale, panik mes banorëve në rrugën e Durrësit

Një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Një sasi prej 200 gram tritoli hodhi në erë derën e një lokali në rrugën e Durrësit. Shpwrthimi shkaktoi vetëm dëme materiale si dhe panik te banorët e zonës. Disa biznese pranë lokalit po ashtu pësuan dëme nga tritoli.

Lokali i sulmuar me lëndë plasëse është në pronësi të Arbër Sinanit, i cili deklaroi në polici se nuk e di se kush mund të jenë autorët që i vendosën tritolin.

Ai mohoi të ketë konflikte me persona të tjerë, ndërsa në Shqipëri nuk figuron me precedent penal.

Reklamë

Por Sinani prej disa kohësh ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të jetë përfshirë në aktivitete të paligjshme. Dyshohet se përplasjet me persona të tjerë kryesisht për drogën, mund të jetë motivi për vendosjen e eksplozivit.

Ndërkohë dy kamera që ka lokali, nuk kanë fiksuar momentin e sulmit çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë