Subscribe

Policia ka dhënë  detaje mbi shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen 4 në Durrës, pranë banesës së Ilir Koçiljas, i cili tashmë ndodhet në burg pasi akuzohet për vrasjen e Halil Kokës.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas policisë në momentin e shpërthimit nuk ka patur asnjë person në banesë, pasi aty nuk jetonte njeri.

Si pasoj e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *