Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në portën e jashtme të banesës së Sokol Shpendit 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola” në Shkodër.

 

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 03:45 minuta.

 

Nga shëprthimi, është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

 

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *