E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthen raketa në Florida

Ilustrim · Vizion Plus

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ne qendrën hapësinore te Cape Canaveral ne Florida te SHBA, teksa kompania Space X zhvillonte prova per lëshimin e nje rakete. Raketa “Falcon 9” ishte parashikuar te ngjitej ne orbite te shtunën, por ajo ka shpërthyer se bashku me nje satelit. Kompania njoftoi se asnjë person nuk është lënduar nga kjo ngjarje, por shpërthimi ka qene aq i forte sa është ndier edhe ne ndërtesa disa km larg platformës hapësinore. Shtëllunga tymi dukeshin ne ajër ne zonën ku ndodhi shpërthimi. Kompania Space X njoftoi se ajo qe kishte ndodhur ishte nje anomali. Ajo i përdor raketat “Falcon 9” per te dërguar furnizime ne Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Çfarëdo te këtë shkuar keq ky është nje lajm jo i mire per nje nga programet me ambicioze te kompanisë per t’i përdorur raketa te tilla. Dhjetorin e kaluar nje rakete e kompanisë me qendër ne Kaliforni u ul me sukses ne toke, pas nje misioni ne hapësire, ndërsa ajo përgatitet te dërgoje astronaut ne stacionin hapësinor.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh