Të paktën një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë më 26 gusht.

 

Për shkak të zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin emergjent dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës, shkruan REL.

 

Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

 

Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe tha se mund të jetë edhe një viktimë tjetër.

 

Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë private pranë pikës së karburanteve.

 

Kryetari i Bukureshtit, Peter Florentin, tha për transmetuesin Digi24 se një shtëpi private është përfshirë nga zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *