Bota
Shpërthen pako bombë në Lion të Francës, shumë të plagosur

Një pako bombë shpërtheu në qytetin lindor francez, Lion, duke plagosur shumë persona.
Deri tani raportohet për 13 shtetas të lënduar, disa nga të cilët me probleme të theksuara në gjymtyrët e poshtme.
Presidenti francez, Emmnauel Macron, e ka përshkruar shpërthimin, në qytetin e tretë më të madh në Francë, si “sulm të rëndë ndaj qytetit”.
Mediat franceze thanë se pako bombë u la në rrugë nga një ciklist.
Reklamë
Policia është vënë në kërkim të këtij personi.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




