Një automjet, i cili po lëvizte në drejtim të Tiranës ka shpërthyer në flakë këtë të diel në bypassin e Murrizit. Shpërthimi i menjëhershëm i ka rrezikuar jetën drejtuesit të automjetit i cili fatmirësisht doli në kohë prej tij.

 

Djegia e automjetit tip fuoristradë ka krijuar panik tek udhëtarët e tjerë, ndërsa ka bllokuar qarkullimin derisa mjeti u dogj plotësisht.

 

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pasi u njoftua nga kalimtarë të rastit. Paraprakisht shkak dyshohet të jetë bërë shkëndijë elektrike si pasojë e mbinxehjes së automjetit gjatë lëvizjes së tij në malore drejt Qafës së Murrizit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *