Subscribe

Rikthehen shpërthimet me tritol në shkodër.

 

Këtë herë shenjestër ishte punonjësi i policisë është Agim Bushgjoka. Sipas policisë persona ende të paidentifikuar i kanë vënë tritolin makinës së Bushgjokës. Sasia e eksplozivit ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit.

 

Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit në momentin e shpërthimit. Burime nga Policia bëjnë me dije se nga shpërthimi s’ka patur të lënduar, por vetëm dëme material.

 

Nuk dihen ende detaje për mbi arsyet e ngjarjes.

 

Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë. Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me kend.

 

Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndersa nuk ka patur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.

 

Agim Bushgjika është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.

 

Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *