Ndërkohë që të gjithë prisnim që Linda Halimi të sillte ndonjë projekt të ri muzikor, ajo solli në jetë jo një këngë, por një fëmijë, e sigurisht që lajmi nuk kishte sesi të mos shkaktone habinë e të gjithëve. Këngëtarja e njohur nga Gjilani arriti t’u hidhte hi syve të gjitha medieve, të cilat jo rrallëherë kanë shkruar për të, duke filluar nga ndryshimi drastik në pamje e deri tek martesa me amerikanin Davon Edwards.

 

Do të ishte pikërisht ky i fundit që do të jepte lajmin e ardhjes në jetë të Kaimanas, e cila ndonëse 1-javëshe ka llogarinë e saj në Insatagram, lexoni Pa hapur mirë sytë, u kanë hapur Instagram; Këto janë bebet e famshme shqiptare të rrjetit.

 

Të shumtë ishin familjarët, miqtë dhe ndjekësit që uruan këngëtaren për vajzën, megjithatë nuk munguan as komentet e shumta me natyrë raciste.

 

‘’Je e pafytyrë, ku ke parë shqiptarë të bëjnë fëmijë me zezakë?’’; ‘’Je turpi i Shqipërisë’’ apo ‘’Nuk të dolën djemtë tanë, por duhet të përzieje gjakun me një jevg’’ janë disa prej komenteve të shëmtuara që këngëtarja ka marrë këto ditë, megjithatë MJAFT më. Ajo ka reaguar ditën e djeshme në Instagram duke u kërkuar të gjithëve të lënë të qetë familjen e saj.

 

‘’Jeni në borxh deri në fyt dhe merreni me ngjyrën e burrit tim. Na lini të qetë, jemi të lumtur dhe kaq na mjafton. Jeta jonë na përket vetëm neve, kështu që mbajini për vete komentet tuaja raciste.’’-ka shkruar ajo.

 

Kujtojmë Linda dhe Davon, njohur ndryshe si BIG D, janë njohur në Kosovë dhe janë të martuar pas 5 vitesh./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *