Subscribe

Një tjetër person ka ndërruar jetë nga koronavirusi, duke e çuar numrin e viktimave në 33.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 173 teste të kryera, gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë pozitive me koronavirus 25 raste te reja. Të infektuarit e rinj janë shënuar në Tiranë dhe Durrës. Ndër rastet e reja, 15 të prekur janë gjetur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.

“Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë. Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.”

Aktualisht, në Infektiv po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *