Ne Shqipëri ka shpërthyer epidemia e fruthit. Numri total i te prekurve ka shkuar ne 132 ne te gjithë vendin. Shifra konfirmohet nga zv/ministrja e shendetesise Mira Rakacolli, e cila tha se shumica e të prekurve nuk kanë qenë te vaksinuar.

 

Rakacolli tërhoqi vëmendjen për të bërë kujdes, pasi fruthi përhapet me lehtësi nga I infektuari tek personat e tjerë përreth.

 

Nëse do te ketë një shpërthim te epidemisë tek te vegjlit, vaksinat mund te bëhen edhe për fëmijët 9 muajsh. Por autoritetet pritet ta marrin këtë vendim në varësi të situatës.

 

Si rregull vaksina kundër fruthit behet për fëmijët qe mbushin 1 vjeç.

 

2 foshnja kane humbur jetën deri tani nga sëmundja.

 

Sipas organizatës botërore te shendetesise Evropa po përballet si asnjëherë me pare me epideminë e fruthit. 2017-ta shënoi 20 mije te prekur, ndryshe nga viti 2016, qe kishte rreth 5 mije të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *