Dhjetëra protestues humben jetën gjatë protestave masive në Rripin e Gazës për te kundërshtuar hapjen e ambasadës së SHBA-ve ne Jerusalem. Mbi 1 mijë të tjerë u plagosen nga sulmet e Izraelit. Mësohet se mes te lënduarve ka edhe gazetarë, ndërsa numri i viktimave mund te rritet me tej.

 

Protestat shpërthyen vetëm pak ore para inaugurimit te ambasadës së re, gjë e cila ka zemëruar në masë palestinezet që pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit te tyre.

 

E ndërsa që sot pritet te bëhet hapja zyrtare e ambasadës, kreu i Al Kaedës, al-Zaëahiri u bëri thirrje myslimanëve për xhihad kundër Trump. Në një mesazh ai shprehet per kryengritje të armatosur kundër Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

 

Ndërkohë autoritetet më të larta amerikane mes tyre dhëndri i Trump, Jared Kushner dhe Ivanka Trump mbërritën në Jerusalem. Vetë presidenti Trump nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni dhe do ta ndjekë atë përmes videokonferences.

 

Vendimi i presidentit Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, përmbysi dekada të tëra përpjekjesh për të zgjidhur me paqe konfliktin mes dy popujve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *