Deputeti i Partisë Demokratike Edmons Spaho “ka shpërthyer” ashpër ndaj qeverisë, duke deklaruar se përdor kontigjentë të krimit për të fituar zgjedhjet.

 

Nga studio e Quo Vadis, ai tha se komisioni i reformës territoriale ka qenë që prej fillimit i pabesueshëm dhe një shashkë politike.

 

Kam qenë i bindur që në fillim kur u krijua komisioni që ishte një shashkë politike që u hodh por nuk do të përfundonte me rishikim të reformës territoriale. Kjo mazhorancë përdor elemente të kontigjenteve kriminale për të ndryshuar vullnetin e zgjedhsve, jo më mos bëjë një reformë si të dojë.

 

Në 2014 ne ja lamë vetë të bënte si të donte. Ky është një mësim i madh për ne por me kosto të mëdha. Nuk e ndryshon dot. Duhet të kesh 84 vota në Kuvend për të ndryshuar ndarjen territoriale dhe faktet kanë treguar se shumica të tilla janë të vështira për tu krijuar”, tha Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *