Subscribe

Bullizmi te fëmijët dhe të rinjtë është I pranishëm në forma të ndryshme, jo vetëm në kontakt të afërt me dhunë fizike e verbale në shkolla apo ambiente të tjera, por shfaqet edhe nëpërmjet internetit.

 

Organizata UNICEF ngre alarmin se 1 e treta e të rinjve janë viktimë e bullizmit online, i njohur ndryshe si cyberbullizëm.

 

Konkluzionet e UNICEF kanë dale nga një sondazh ku morën pjesë 170 mijë persona nga moshat 13 deri 24 vjec në 30 vende të ndryshme të botës përfshirë edhe Shqipërinë, raporton Vizion Plus.

 

Sipas 31 përqind të të anketuarve, qeveritë e vendeve të tyre duhet të ndërhyjnë për ti dhënë fund bullizmit online.

 

Ndërkohë që 1 në tre të rinj ka deklaruar se është viktime e bullizmit ne internet, 1 në pesë persona ka deklaruar se ka braktisur shkollën për shkak të dhunës dhe cyberbullizmit.

 

Përveç Shqipërisë, këto të dhëna rezultojnë edhe për Kosovën, Francën, Malin e zi, Rumaninë, Ukrainën e disa vende të Afrikës.

 

Rezultatet e sondazhit bien në kundërshtim me idenë se sulmi në internet ndërmjet shokëve të klasës është një problem vetëm i vendeve me të ardhura të larta, pasi , 34% e të anketuarve në Afrikë pohuan se janë ngacmuar online, behet e ditur ne raportimin e Vizion Plus.

Rreth 39% thanë se e dinin që kishte grupe private në internet brenda komunitetit të shkollës ku fëmijët ndajnë informacione për bashkëmoshatarët e tyre për qëllime ngacmimi.

 

Duke folur hapur dhe në mënyrë anonime perms një platforme , rreth tre të katërtat e adoleshentëve gjithashtu deklaruan se rrjetet sociale, përfshirë Facebook, Instagram, Snapchat dhe Tëitter, janë vendet ku ndodh më shumë ngacmimi në internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *