E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Kronikë

Shpërthen bombula në shtëpi, plagoset rëndë çifti i bashkëshortëve

Rastësia e ka dashur që Selenica mengjesin e kësaj të mërkurë të jetë objekt I dy lajmeve të kronikës së zezë.

Ngjarja e parë e rëndë ështgë regjistruar rreth orës 05:53 ku një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Burrë e grua, pronarë të banesës,  49 vjeçari me iniciale R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S. kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim I bombulës.

Ata u dërguan drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi gruaja ne menyre te vecante ka marre djegie te renda.

Pas gati 2 orësh po në Selenisë një 65 vjecar me iniciale S.N. u gjet I vetevarur në oborrin e shtëpisë së tij

Vazhdo të lexosh

Reklamë