E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthen bombola në Vlorë

Nje shpërthim bombole ka ndodhur kete pasdite ne lagjen “Partizani” te qytetit te Vlorës. Punonjësi i nje pike te palicensuar gazi ishte duke bere transfuzionin e mbushjes nga bombola ne e madhe ne një me te vogël. Nga shpërthimi, i cili nuk ka patur flake ka mbetur i dëmtuar 67 vjeçari qe ishte punonjës ne këtë pike. Ai mësohet se eshte çuar me shpejtësi ne spital. Nga ana tjetër, ne vendngjarje ka mbërritur polica, zjarrfikëset dhe inspektoret e Inspektoratit Qendror Teknik. Pas konstatimeve ne vendngjarje policia ka arrestuar pronarin e kësaj pike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë