Subscribe

Tragjeditë nga shpërthimet e gazit janë bërë të shpeshta dhe sërish mbushja e bombolave në mënyrë të pakontrolluar dhe artizanale, vazhdon të shkaktojë incidente të rënda. I tillë ishte shpërthimi i një bombole mëngjesin e kësaj të shtune por që fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi në një byrektore pranë gjimnazit Partizani në kryeqytet ku shpërthimi i bombolës u bë shkak për një zjarr. Për pasojë u dëmtuan dhe dritaret e disa banesave. Nga të dhënat e policisë mësohet se biznesi është në pronësi të Artur Çyça ndërkohë që shpërthimi ndodhi kur bashkëshortja e tij po bënte ndërrimin e bombolës. Ekspertë të zjarrfikësve dhe Inspektoratit Qendror Teknik shkuan në vendngjarje ndërkohë që sipas tyre shpërthimi erdhi si shkak i keqpërdorimit dhe m mosrespektimit të kushteve teknike. Sipas inspektoreve, biznesi kishte tre bombola te gjitha te kolauduara por ne momentin qe është tentuar të instalohet ka pasur rrjedhje. Pasi është bërë vendosja e bombolës ajo është provuar me shkrepse nëse ka rrjedhje. Kjo shkaktoi dhe zjarrin. Vetëm pak kohë më parë shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në Beragozhdë të Pogradecit plagosi 30 persona ndërkohë që si pasojë e plagëve të marra humbi jetën një 52- vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *