Video · Kronikë
Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet shtëpia tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re/VIDEO
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditen e kësaj të hënë ne Tiranë.
Reklamë
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re. Informacionet paraprake bëjnë me dije se shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombule gazi, ndërkohe mësohet se në banesë në momentin e zjarrit kanë qenë dy persona.
Si pasojë e tymit të madh që ka përfshirë banesën, jane asfiksuar nga prania e madhe e tymit, babe e bir, te cilet jane derguar ne spital per te marre ndihmen mjeksore, ku fatmiresisht jane jashte rrezikur per jeten.
Nga pamjet e videos shihet qartë se flakët e zjarrit kanë përpirë banesën, gjithashtu flakët kanë dëmtuar edhe dy banesa të tjera.
Më shumë video
Reklamë




