Një rrjedhje e bombulës së gazit ka shkrumbuar një dyqan në Vlorë. Dyqani shërbente për pjekjen e mishit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një dyqan në lagjen “28 Nëntori”. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët, por dyqani është djegur plotësisht.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar. Personat që ndodheshin aty sapo kanë konstatuar flakët, kanë dalë menjëherë nga dyqani. Në vendin e ngjarjes shkuan 2 mjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë, të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve, duke shpëtuar përhapjen e mëtejshme të tyre.
Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje pronarët e dyqanit, i cili është shkrumbuar totalisht./vizionplus.tv